Google ADS

Chelsea fiton me shumë vështirësi ndaj Crystal Palace

22:31 | 27 Dhjetor 2023
D.H

Chelsea ka arritur të shënoj fitore në ndeshjen e xhiros së 19-të, të Premier League ndaj Crystal Palace, me rezultat 2-1.

Mudryk shënoi golin e parë për Chelsea në minutën e 13-të, shkruan Arbresh.info.

Teksa në fund të pjesës së parë, Olise i Palace barazoi rezultatin në 1-1.

Blutë e Londrës gjetën fitoren me golin e Maduekes në minutën e 89-të nga pika e bardhë e penalltisë.

Me këtë fitore Chelsea kaloi në kuotën e 25 pikëve, pas 19 xhirove.

Teksa gjendet në pozitën e 10-të në tabelë./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme