Chelsea fiton Kupën e Botës për Klube për herë të parë në histori të tyre, mposht në finale Palmeiras

20:19 | 12 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Chelsea ka arritur të fitojë Kupën e Botës për Klube për herë të parë në histori të saj, duke mposhtur në finale skuadrën braziliane, Palmeiras pas vazhdimeve.

Pjesa e parë kryesisht u karakterizua me dominim të londinezëve, por pa u shënuar gol.

Në pjesën e dytë, të parët që shënuan ishte Chelsea, ku Romelu Lukaku realzoi në minutën e 55-të.

Por, goli i barazimit erdhi në minutën e 64-të, kur Raphael Veiga ishte i sakt nga pika e bardhë.

Deri në fund nuk pati ndryshim të rezultatit, andaj edhe ndeshja shkoi në vazhdime.

Tre minuta pa përfunduar ndeshja tërësisht, u akordua penallti në favor të Chelseat, ku i sakt nga pika e bardhë u tregua Kai Havertz.

Ky gol edhe i siguroi triumfin skuadrës nga Londra, ku edhe siguruan trofeun e Kupës së Botës për Klube për herë të parë në histori./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme