Chelsea favorit për të transferuar sulmuesin e PSG-së

22:01 | 30 Dhjetor 2019
Arbresh Info

Chelsea është kandidati kryesorë për të transferuar sulmuesin e PSG-së, Julian Draxler në afatin e janarit.

Trajneri i Chelseas, Frank Lamprad është duke kaluar një sezon të mrekullueshëm dhe për të vazhduar në këtë mënyrë kërkon përforcime, transmeton portali arbresh.info.

Sipas L’Equipe, Draxler është një ndër emrat në listën e “Bluve” për transferime në afatin dimëror.

Draxler ka luajtur vetëm 434 minuta këtë sezon duke qenë zëvendësues i sulmuesve Kylian Mbappe, Angel di Maria dhe Mauro Icardi.

Nga ana tjetër sulmuesit e Chelseas, Pedro dhe Olivier Giroud pritet të largohen në afatin e janarit, andaj Draxler mund të gjejë vend në “Stamford Bridge”./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme