Google ADS

Chelsea favorit në garën për James Rodriguez

17:27 | 4 Prill 2017
Arbresh Info

Chelsea është duke udhëhequr garën për të nënshkruar me yllin e Real Madridit, James Rodriguez.

Mesfushori kolumbian ka qenë në skajet e skuadrës së Zinedine Zidanes këtë edicion dhe mendohet se është duke kërkuar për një klub të ri, transmeton portali arbresh.info.

Mediat angleze raportojnë se Chelsea, Liverpooli, Arsenali dhe Manchester City janë të gjithë të interesuar për të siguruar shërbimet e tij.

Sidoqoftë, ‘Stamfrod Bridge’ është duke u vlerësuar si destinacioni i tij i ardhshëm.

Ai mund të kaloj tek skuadra e Antoine Contes para fillimit të muajit shtator./arbresh.info

Të ngjashme