Agjenti i Elseid Hysajt ka ngjallur dyshime rreth kontratës së re me Napolin duke pretenduar se Chelsea është i interesuar në mbrojtësin shqiptar.
Mario Giuffredi ka thënë javën e kaluar se do të diskutoj rreth rinovimit të kontratës të Hysajt me presidentin e Napolit, Aurelio De Laurentiis, por shfaqja e Kevin Marcuitit dhe ngecja e reprezentuesit të Shqipërisë ka bërë që përfaqësuesi i lojtarit të bisedoj për një transferim në Chelsea, transmeton portali arbresh.info.
“Chelsea është duke kërkuar Hysajn? Ju mund ta shikoni që Napoli është duke luajtur me Malcuiutin dhe e keni dëgjuar gjithashtu që ata janë duke kërkuar me lojtarë të tjerë, kjo do të thotë se këtu do të ketë edhe blerje”, ka thënë ai për ‘Radio CRC’.
“Ata që thonë ndryshe janë të keq informuar. Hysaj është një lojtar që mund të luaj shumë mirë në futbollin anglez duke marrë parasysh se është shumë fizik dhe është duke u vëzhguar nga klube të mëdha”
“A vlen 50 milionë euro? Ai vlen mbi 60 milionë euro për mua”
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit