Chelsea ka arritur të kualifikohet për në ruandin e 1/8 të FA Cup, pasi eliminoi skuadrën e Norwich Cityt pas dy ndeshjeve të zhvilluara.
Ndeshja e parë që u zhvillua në Norwich përfundoi pa gola, ashtu që takimi u përsërit në Stamford Bridge për të përcaktuar fituesin.
Gjysma e parë nuk prodhoi gola, mirëpo nuk munguan rastet. Një mundësi shumë të mirë në këtë pjesëlojë e pati Daniel Drinkwater për Blutë, ndërsa nga ana tjetër Nelson Oliveira e goditi transversalen.
Rezultati u zhbllokua në pjesën e dytë të takimit, ndërsa realizues ishte sulmuesi belg, Michy Batshuayi. Kenedy dhuroi një harkim i ulët nga ana e majtë në zonë, ku e priti 24-vjeçari për ta futur topin në rrjetë (55′).
Në vazhdim, Norwichi i pati dy raste përmes James Maddison, i cili fillimisht e goditi shtyllën, ndërsa në goditjen e dytë intervenoi portieri Wilfredo Caballero.
Ndërsa kur pritej që Chelsea ta siguronte kualifikimin, skuadra që bën gara në Championship e barazoi rezultatin. Timm Klose dërgoi një harkim fantastik në zonë, ndërsa Jamal Lewis shënoi me kokë (90′ +4), përcjell Telegrafi.
Dhe meqë rezultati ishte i barabartë dhe ishin zhvilluar dy lojë, ndeshja shkoi në vazhdime për ta vendosur fituesin.
Në pjesën e dytë të vazhdimeve, Pedro u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë (117′), ndërsa pas tij u përjashtua edhe Alvaro Morata për shkak të sjelljes së tij (120’+1)
Sidoqoftë, edhe vazhdimet u mbyllën pa fitues, ashtu që skuadrën që vazhdoi në raundin e tretë e vendosën penalltitë.
Më të saktë në ekzekutimin e njëmbëdhjetëmetërshave ishin futbollistët e Chelseat që në fazën tjetër do të luajnë kundër Newcastle Unitedit.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...