Google ADS

Chelsea e mposht Swansean

20:46 | 28 Prill 2018
Arbresh.info

Chelsea ka arritur një fitore shumë të rëndësishme kundër Swansea të shtunën pasdite, duke ia mbajtur të gjalla shpresat vetes për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Chelsea i shkoi Swanseas në shtëpi dhe e mposhti me rezultat minimal 1-0 në një ndeshje të javës së 36-të të Premierligës angleze, raporton express.Mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas, ishte golashënuesi i vetëm në këtë ndeshje.

Ai në minutën e 4-të shënoi një gol të bukur pas asistit të Eden Hazardit, duke ia siguruar skuadrës së Antonio Contes tri pikë shumë të vlefshme.

Chelsea mbetet në vendin e pestë, por tani ka 66 pikë, dy më pak se Tottenhami në vendin e katërt, por një ndeshje më shumë të zhvilluar.

“Të kaltrit” iu janë ofruar në vetëm gjashtë pikë vendit të tretë, Liverpoolit, skuadër e cila i ka zhvilluar dy ndeshje më shumë.

Ndërkohë, kjo humbje e vë në pikëpyetje qëndrimin e Swansea në ligën elitare angleze, pasi ajo tani ka 33 pikë në vendin e 17-të, një më shumë se Southamptoni në vendin e 18-të dhe tri më shumë se Stoke City në vendin e 19-të.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme