Romelu Lukaku e dëshiron largimin nga Chelsea, pas një sezoni zhgënjyes te klubi nga Londra.
“Sky Italia” raporton se Chelsea është gati për të lejuar largimin e belgut, por vetëm në formë të huazimit.
Sipas mediumit italian, së shpejti do të nisin bisedimet me Interin,
Lukaku thuhet se është i gatshëm për të përgjysmuar pagën, vetëm që të rikthehet te “Nerazzurrët”.
Në verën e vitit të kaluar, 29-vjeçari u largua nga Interi drejt Chelseat për 113 milionë euro.
Megjithatë, Lukaku nuk arriti që edhe te “Blutë” të vazhdojë me formën që e kishte te skuadra italiane, me të cilën e fituan titullin e kampionit në Serie A.
Ndryshe, ish-sulmuesi i Evertonit e Manchester Unitedit me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026. /aebresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...