Chelsea është i gatshëm të lëvizë për Robert Lewandowki pasi ata vazhdojnë të jenë të irrituar në bisedimet me Borussia Dortmundin për Erling Haaland.
Sipas The Sun, Blutë janë përpjekur kot të bindin Dortmundin të pranojë një marrëveshje lojtarë plus para për Haaland, i cili vlerësohet 150 milionë funte.
Kjo i ka detyruar kampionët e Evropës të ringjallin interesin e tyre për sulmuesin rekordmen të Bayern Munichut, Lewandowskin ndërsa përpiqen t’i japin trajnerit Thomas Tuchel golashënuesin më të mirë që ai dëshiron.
Por, Chelsea përballet me një ‘luftë’ për ta sjellë Bayernin në tavolinën e negociatave për reprezentuesin polak.
Kampionët gjermanë duan që 32-vjeçari të nënshkruajë një zgjatje të marrëveshjes së tij aktuale, e cila skadon në verën e vitit 2023.
Por, klubi londinez ka burime të mjaftueshme financiare për të provuar vendosmërinë e klubit gjerman rreth një largimi të polakut.
Lewandowski mbush 33 vjeç muajin e ardhshëm dhe një ofertë prej 50 milionë funtesh thuhet se mund ta bind klubin gjerman ta lejoj largimin e tij, pasi nëse lojtari kërkon largimin, atëherë çmimi i tij mund të bie edhe më shumë.
Chelsea to swoop for £50m Lewandowski from Bayern after failing to sign Haaland
| @DanKing_1974 https://t.co/vkYNrZmCIT— The Sun Football ⚽ (@TheSunFootball) July 17, 2021
Tottenhami ‘gjunjëzon’ Man Cityn – fiton me rezultat të thel...
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...