Chelsea e fiton ‘trillerin’ në Stamford Bridge, kualifikohet në gjsmëfinale

22:44 | 20 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Chelsea ka arritur të fitojë kundër Bournemouth me rezultat 2 me 1.

Kampionët aktual filluan ndeshjen shumë më mirë se sa mysafirët, pasi kaluan në epërsi të parët.

Mesfushori sulmuesi brazilian, Ëillian, shënoi golin për rezultatin 1 me 0.

Skuadra e trajnerit italian kontrolloi tërësisht pjesën e parë por nuk arritën të shënonin golin e dytë.

Pjesa e dytë ishte më e balancuar dhe Bournemouth rrezikoi portën e Thibuat Courtois seriozisht.

Bournemouth rrezikoi portën me anë të Joshua King, në minutën e 55 por Courtouis përsëri ishte në vend.

Goli i barazimit erdhi në minutën e fundit të ndeshjes, kur mesfushori Dan Gosling, realizoi për 1 me 1.

Por, futbollistët e Chelsea patën ide tjetër dhe nuk lejuan që ndeshja të shkonte në vazhdime.

Pas një kundërsulmi të shpetjë, Eden Hazard asistoi për sulmuesin spanjoll, Alvaro Morata, për rezultatin 2 me 1.

Chelsea me këtë rezultat arrin të kualifikohet në gjysmëfinale të Carabao Cup. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme