Google ADS

Chelsea e Bayern Munich në garë për Nicolas Melamed

17:51 | 28 Mars 2020
Arbresh.info

Nicolas Melamed është sensacioni më i ri në botën e futbollit, derisa ka kapur interesimin e shumë skuadrave evropiane.

Anëtari i Espanyolit thuhet se po monitorohet nga Chelsea dhe Bayern Munich, e që në verë mund të provojë një aventurë të re.

Gazetari italian Gianluca Di Marzio raporton se The Blues dhe Bavarezët kanë dërguar disa herë zbuluesit e lojtarëve të tyre për ta shikuar nga afër lojën e lojtarit.

Mesfushori e bëri debutimin te Espanyoli në Ligën e Evropës në këtë edicion, duke arritur të kap shumë admirues.

18-vjeçari thuhet se ka marrë interesimin edhe të Real Madridit e Barcelonës, mirëpo Chelsea e Bayerni janë duke udhëhequr në garë për të.

Melamed thuhet se preferon një kalim në Ligën Premier, mirëpo që do të jetë e vështirë për të që të inkuadrohet në skuadrën e parë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme