Chelsea ka triumfuar ndaj West Ham United në kuadër të javës së 34-të në Ligën Premier, duke shënuar fitore minimale 1-0.
Pjesa e parë ishte e dominuar nga The Blues, por që u munguan konkretizimi i rasteve, duke mos arritur të krijojnë një rast serioz.
Në 45 minutat e dytë, sërish ishte një Chelsea më kërkuese, por që tani fati nuk ishte në anën e tyre.
Rasti i parë serioz në ndeshje erdhi në minutën e 75-të të takimit, kur Timo Werner lëshoi një goditje, mirëpo Lukas Fabianski ishte në vend.
Rastin ideal pati edhe Jorginho, pasi një penallti të fituar në minutën e 85-të, italiani nuk ia doli ta mposhte Fabianskin që e priti me lehtësi gjuajtjen e tij.
Por, heroi i Chelseat në minutat e fundit të takimit ishte Christian Pulisic, që realizoi për 1-0 në minutën 90-të.
Pas javës së 34-të, Chelsea vazhdon të jetë në vendin e tretë me 63 pikë, ndërsa në xhiron e 35-të do të kenë punë me Manchester United
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...