Chelsea momentalisht nuk janë duke e konsideruar mundësinë që të shkarkojnë Mauricio Pochettinon, përkundër faktit se ata kanë humbur dy ndeshjet e fundit.
Daily Mail ka raportuar se arsyeja pse Todd Boehly nuk është në gjendje ta lejojë largimin e tij është sepse mendon që shkarkimi i tij mund të sjell pasoja të mëdha për klubin.
Ka një ndjenjë në mesin e bordit të klubit se largimi i Pochettinos do t’i fuste ata edhe më shumë në telashe me Rregullat e Fitimit dhe Qëndrueshmërisë të Ligës Premier (PSR).
Chelsea do të duhej që të paguante rreth 10 milionë euro kompensim në drejtim të teknikut argjentinas, në rast se vendosin që ta shkarkojnë atë dhe stafin e tij në mes të sezonit.
Premier League tashmë i ka dhënë një dënim Evertonit duke i hequr 10 pikë këtë sezon, e i njëjti fat e kishte përcjellur edhe Nottingham Forestin.Për më shumë, Chelseat do t’i duhej që të gjeneronte disa miliona nga shitjet e lojtarëve deri në fund të qershorit të këtij viti, për të evituar thyerjen e rregullave.
Bordi i ri i “Bluve të Londrës” tashmë ka paguar 23 milionë euro si kompensim për shkarkimin e Thomas Tuchel./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...