Chelsea dhe Unitedi të gatshëm të garojnë për Eriksenin

13:35 | 27 Janar 2019
Arbresh.info

Chelsea dhe Manchester Unitedi janë të gatshëm për të garuar gjatë verës për transferimin e yllit të Tottenham Hotspur, Christian Eriksen.

Ylli danez ka kontratë vetëm deri në verën e vitit 2020 me ekipin nga White Hart Lane dhe fiton 75 mijë euro në muaj.

Drejtuesit e klubit kanë qenë në bisedime me përfaqësuesit e tij për më shumë se një vit në përpjekje për të zgjatur kontratën e tij edhe për disa vite.

Megjithatë, palët nuk kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me kushte të përmirësuara dhe lojtari është bërë subjekt interesi i shumë skuadrave.

Sipas mediumit Sunday Express, Chelsea dhe Unitedi janë të interesuar të shfrytëzojnë situatën e Eriksenit për të tentuar transferimin e tij.

Klubet angleze janë të nxitur edhe nga lajmi se Real Madridi është gati të heq dorë nga interesi i tyre me frikën se reprezentuesi danez do t’iu kushtojë shumë.

Gjigantët e Ligës Premier do të përballen me interesimin e Bayern Munichut dhe Paris Saint-Germainit për Eriksen.

Megjithatë, Eriksen, i cili mbetet prapa dy lojtarëve më të paguar në klub, Dele Alli dhe Harry Kane, është e lumtur që jeton në Londër.

Në këtë situatë, Chelsea pritet të ketë një avantazh ndaj Djajve të Kuq në garën për nënshkrimin e tij.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme