Arturo Vidal po kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Bayernit.
Mesfushori kilian si duket nuk është në planet e trajnerit kroat Niko Kovac.
Kovac i ka bërë me dije lojtarit që të shikoj një klub të ri pasi nuk llogaritë shumë në shërbimet e tij.
Napoli dhe Inter janë dy skuadrat italiane që kanë shprehur interesim për mesfushorin kilian.
Por së fundmi garës iu kanë bashkangjitur edhe dy skuadrat e mëdha angleze, Chelsea dhe Manchester United.
Mediat angleze kanë raportuar se si Chelsea ashtu edhe United janë të interesuara seriozisht për transferimin e Vidalit.
Bayerni e vlerëson yllin e tyre rreth 45 milionë euro, para që nuk janë problem për klubet angleze.
Trajneri i Unitedit, Jose Mourinho e vlerëson shumë kilianin dhe Djajtë e Kuq shihen favorit për transferimin e tij.
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...
Hamza: Ne e dimë çfarë i duhet Kosovës dhe diasporës