Chelsea dhe Roma ndajnë pikët, gjashtë gola në Stamford Bridge

22:55 | 18 Tetor 2017
Arbresh Info

Chelsea dhe Roma kanë ndarë pikët në ndeshjen e mbrëmjes së mërkurës të zhvilluar në Stamford Bridge.

Kampioni në fuqi i Anglisë ka barazuar me rezultat 3 me 3 në ndeshjen e xhiros së tretë të zhvilluar në Ligë të Kampionëve në kuadër të Grupit C, shkruan portali arbresh.info.

Nikoqirët shënuan dy gola, David Luis (11′), Eden Hazard (37′), para se “Giallorosët” të reagonin duke realizuar tri gola të njëpasnjëshme.

Gjiganti italian ngushtoi epërsinë në minutën e 40′ përmes Aleksander Kolarovit në pjesën e parë, ndërsa dy golat e tjera u realizuan nga Edin Dzeko (64′) (70′).

Megjithatë, djelmoshat e Antonio Contes u rikthyen sërish me golin nga Eden Hazard në minutën e 75′.

Chelsea qëndron në pozitën e parë të Grupit C me shtatë pikë, dy më shumë se Roma në pozitën e dytë me pesë pikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme