Google ADS

Chelsea dhe Real Madridi në garë për super sulmuesin italian

16:51 | 5 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Chelsea dhe Real Madrid janë ende të interesuar për shërbimet e sulmuesit të Torinos, Andrea Belotti.

Super sulmuesi i Torinos, është duke u kërkuar nga e gjithë elita e klubeve evropiane.

Reprezentuesi italian ishte shumë afër largimit nga Torino por në fund i qëndroi besnik skuadrës italiane.

Belotti, në këtë sezon ka shënuar gjashtë gola dhe besohet se ka një klazuolë prej 89 milionësh në kontratën e tij.

Sipas TransferMarketWeb, Milani do të rikthej interesimin për të transferuar sulmuesin, transmeton arbresh.info.

Reali është duke ngecur në shënimin e golave në këtë sezon dhe besohet se Belotti do të jetë synimi kryesor i tyre në afatin kalimtar të verës. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme