Chelsea dhe Napoli me një “këmbë” në çerekfinale

23:10 | 7 Mars 2019
A. B.

Chelsea dhe Napoli kanë shënuar fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Skuadra angleze mposhti Dynamo Kievin me rezultat 3-0.

Golat për Chelsean i shënuan Pedro (17′), Willian (65′) dhe Hudson-Odoi (90′).

Edhe Napoli fitoi me rezultat të njëjtë në përballjen kundër Salzburg.

Golat për italianët i shënuan Milik (10′), Ruiz (18′) dhe autogoli i Onguene (58′).

Ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8 të Europa League zhvillohen me 14 mars.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme