Sapo ka përfunduar ndeshja Chelsea-Manhcester United, ndeshje kjo e cila ishte në kuadër te xhiros së 14-të në Premier Ligës.
Gjatë pjesës së parë të ndeshjes, nuk ka pasur ndonjë rast ku është rrezikuar porta e skuadrave.
Ndërsa në pjesën e dytë, pas një gabim shumë të madh nga mbrojtja e Chelseat, Jado Shanco ka ndëshkuar “The Blue” në minutën e 50-të duke shënuar gol dhe duke dhuruar epërsinë “Djajve të Kuq”.
Në minutën e 69-të, pa një ndërhyrje të ashpër ndaj Thiago Silva, Gjyqtari ka akorduar një penallti në favor të Chelseat.
Jorginho ishte lojtari i cili ka ekzekutuar penalltinë duke u treguar i sakte dhe duke e barazuar rezultatin në 1-1.
Me këtë rezultat ka përfunduar ndeshja.
Pas përfundimit të kësaj ndeshje, Chelsea mbetet liderë i tabelës së Premier Ligës, ku deri më tani kanë arritur t’i grumbullojnë plotë 30 pikë.
Kurse Manchester United, gjendet në pozitën e 8 me 18 pikë. /arbresh.info/
10 këshilla që ju duhen në jetë
Ngordh Perry, gomari që ishte frymëzim për personazhin e fil...
Plagoset me armë zjarri 40 vjeçari në Fier, në kërkim autori
Roma fiton derbin ndaj Lazios
Kaos në aeroportet e Gjermanisë, qindra fluturime të anuluar...
Abdixhiku në Pozharan: Le të qëndrojmë bashkë deri në festën...