Chelsea do të paguajë një shumë prej 9 milionë euro për të siguruar shërbimet e sulmuesit Gonzalo Higuain në formë huazimi për gjashtë muaj.
Sipas një raporti nga ‘Marca’, Chelsea do të mbulojë gjysmën e tarifës së huazimit prej 18 milionë euro që pagoi AC Milani në muajin gusht për sulmuesin e Juventusit, transmeton portali arbresh.info.
Chelsea do të shfrytëzojë pjesën tjetër prej 9 milionë euro për gjashtë muaj dhe opsionin për blerjen e tij në fund të sezonit për 36 milionë euro.
Opsioni i Chelseas për blerje prej 36 milionë euro do të bëhet i obligueshëm nëse përmbushen disa kritere të caktuara, përfshirë rezultatet individuale dhe të skuadrës.
Vëllai i Higuanit, Nicolas ka qenë në Londër këtë javë në mënyrë për të arritur marrëveshje me Chelsean./arbresh.info/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...