Google ADS

Chelsea dhe Barça në “luftë për sensacionin e Realit

21:32 | 20 Janar 2018
Arbresh Info

Chelsea dhe Barcelona do të përballen kokë me kokë për të nënshkruar me talentin e ri të Real Madridit, Oscar Rodriguezin.

Oscar Rodriguezit nuk i është dhënë aq kohë në fushë në Real Madrid dhe thuhet se do të largohet nga klubi kur kontrata e tij të skadojë gjatë verës, transmeton portali arbresh.info. Mesfushori 19-vjeçar nuk ka qenë në mungesë të vëzhguesve dhe raportohet të jetë shënjestër e Chelseas dhe Barcelonës.

Gazeta spanjolle ‘Don Balon’ pretendon që “Blutë” janë duke kërkuar nënshkrimin me adoleshentin dhe mendojnë të shtrojnë një ofertë për të në janar rreth 7 milionë funta. Megjithatë, Barcelona nuk dëshiron të ofrojë aq shumë por është e gatshme t’ia sigurojë një pozitë në formacionin startues.

Raporti thotë se Rodrigez është vlerësuar ndryshe si “Frank Lambardi i ri”, gjë që do të thotë se Barcelona duhet të bëjë shumë nëse dëshiron ta mbajë atë larg nga transferimi te “Blutë”.

Por, premtimi i pozitës në formacionin startues te klubi katalunas është diçka vështirë e refuzueshme, veçanërisht nëse shikojmë regjistrat e fundit të Chelseas me lojtarët e rinj.

Rodriguez ka bërë vetëm një paraqitje te Real Madridi këtë sezon, atë në barazimin 2 me 2 ndaj Funelabradas në Kupë të Mbretit në muajin nëntor./arbresh.info/

Të ngjashme