Tammy Abraham është shumë afër që ta nënshkruajë kontratën e re te Chelsea, e që do ta shihte pagën e tij të dyfishohej.
Sulmuesi anglez aktualisht fiton 60 mijë euro te skuadra londineze, andaj me marrëveshjen e re, paga e tij do të rritej deri në 120 mijë euro.
Abraham ishte vendimtar me dy golat e tij në fitoren 3-2 të Chelseat ndaj Norwich Cityt në fundjavën e kaluar.
The Blues kishin planifikuar që t’i hapnin negociatat me sulmuesin 21-vjeçar para se t’i shënonte dy golat, në mënyrë që ta blindojnë lojtarin edhe për disa vite.
Abraham aktualisht ka kontratë trevjeçare me Chelsean dhe atë e nënshkroi para se të kalonte në huazim te Swansea në vitin 2017.
Që nga atëherë, ai ka shënuar 26 gola në huazim te Aston Villa, duke arritur që ta rikthente në Ligën Premier nga Championshipi. /Telegrafi/
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...