Gavi është shfaqur në skenën e futbollit si një nga mesfushorët më premtues në Evropë pas paraqitjeve të tij me Barcelonën dhe ekipin kombëtar spanjoll deri tani këtë sezon.
Si rezultat, shumë skuadra të mëdha evropiane, në krye me Chelsean janë të interesuar për të nënshkruar me mesfushorin 17-vjeçar të cilin e kanë vendosur në radarin e tyre.
Sipas “SUN”, skuadra angleze është e gatshme të aktivizoj klauzolën e largimit të Gavit e cila kap shumën e 50 milionë euro, pasi synojnë ta “joshin” atë në Premier League.
Ndërkohë, Barcelona është e vetëdijshme se klauzola e lartpërmendur është mjaft e ulët për një lojtar të potencialit të Gavit dhe ata po punojnë për një rinovim të kontratës për të shmangur humbjen e “perlës” së tyre.
“Blaugranët” janë të sigurtë se nuk do të kenë pengesa për të arritur marrëveshje të re me Gavin, e cila do t’i rriste pagën dhe klauzolën e tij të lirimit./Arbresh.info
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua