Chelsea ka fituar me rezultat të thellë 7-0 ndaj Norwichit në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier.
Pas vetëm tetë minutash lojë, The Blues kaluan në epërsi me anë të Mason Mount që u asistua nga Jorginho.
Kaluan dhjetë minuta dhe Chelsea realizoi edhe të dytin, tani me anë të Callum Hudson-Odoit, me Kovacicin që ishte asistues.
DOUBLING UP!
? 2-0 ? [19] #CheNor pic.twitter.com/1MtAVZqKl5
— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 23, 2021
Radha më pas ishte për Reece James që shënoi për 3-0 në minutën e 42-të, gjersa Mount ishte në rolin e asistuesit.
Në 45 minutat e dytë, Chelsea ishte sërish më kërkuese dhe ia doli të shënonte edhe tre të tjerë.
Ishte minuta e 57-të dhe erdhi rasti për Ben Chilwell që të futej në listën e realizatorëve, me Kovacicin që ishte sërish asistues.
HE’S BACK AGAIN!
? 4-0 ? [57] #CheNor pic.twitter.com/GO2THyQmU5
— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 23, 2021
Gjërat për Norwichin u përkeqësuan edhe më shumë, kur Maximillian James Aarons (62′) realizoi auto-gol.
Mysafirët më pas mbetën edhe me 10 lojtarë në fushë, shkaku që Bryan Gibson pranoi edhe kartonin e dytë të verdhë.
PLAY IT BACK!
? 6-0 ? [85] #CheNor pic.twitter.com/zOyNqglU30
— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 23, 2021
Chelsea më pas fitoi edhe një penallti, të cilën në gol konvertoi Mount në minutën e 85-të, e që ishte gola e dytë për të në këtë takim.
Mount nuk u ndal me kaq dhe realizoi het-trik në minutën e 90-të, për 7-0.
Pas javës së nëntë, Chelsea vazhdon të jetë lider me 22 pikë, ndërsa në xhiron e dhjetë do të takohen me Newcastlen./telegrafi
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...