Chelsea është duke u interesuar për shërbimet e mesfushorit gjermant të Arsenalit, Mesut Ozil.
29 vjeçari është në vitin e fundit të kontratës së tij me Arsenalin dhe nësë nuk arrin marrëveshje të re me topxhinjtë, atëherë ai do të largohet si një lojtar i lirë në fund të sezonit.
Është raportuar se Manchester United ka shfaqur interesim për të nënshkruar me reprezentuesin gjerman, pasi Jose Mourinho ka punuar në të kalurën në Real Madrid me Ozil.
Po ashtu edhe Barcelona është e interesuar, mandje ishte raportuar se Ozil kishte arritur marrëveshje me gjigantin spanjoll.
Por sipas SportBild, tashmë është futur në garë kampioni anglez, Chelsea, dhe pritet që shumë shpejt të dërgojë një ofertë në drejtim të Emirates Stadium.
Chelsea raportohet se do të bëjë disa transferime në afatin kalimtar për të përforcuar mesfushën. Conte gjatë verës kishte nënshkruar me Tiemoue Bakayoko dhe Drinkwater. /arbresh.info/
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?