Kampionin anglez, Chelsea, është duke shfaqur interesim në mesfushorët Ross Barkley dhe Thomas Lemar.
‘Blutë e Londrës’ nuk janë duke kaluar në formën më të mirë dhe trajneri italian, Antonio Conte, dëshiron ta përforcojë skuadrën e tij.
Sipas “London Evening Standard”, Chelsea dëshiron të transferojë Ross Barkley dhe Thomas Lemar në afatin kalimtar të janarit, transmeton arbresh.info.
Në këtë raport thuhet se që të dy lojtarët janë listën e transferimeve të Contes.
Mesfushori anglez, Ross Barkley, ishte shumë afër transferimit në Chelsea në verë por një marrëveshje dështoi në momentet e fundit.
Lemar po ashtu besohet se është duke u kërkuar nga Liverpooli.
Chelsea momentalisht renditet në pozitën e tretë me 38 pikë. /arbresh.info/
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?