Wolves ka arritur të mposht Chelsean me rezultat 2-1, në kuadër të xhiros së 18-të në Premier League.
Të tre golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë, shkruan Arbresh.info.
Lemina ishte ai që hapi llogarinë për Wolves në minutën e 51-të, duke krijuar epërsinë.
Ndërkaq Doherty në minutën e tretë të kohës shtesë të ndeshjes arriti të dyfishojë epërsinë.
Por Chelsea reagoi shpejtë dhe e rihapi ndeshjen në minutat e tjerë shtesë duke shënuar përmes Nkunku në minutën e gjashtë shtesë.
Por pas këtij goli mbetën edhe pesë minuta të tjerë mirëpo Chelsea nuk arriti të barazoj rezultatin kështu që Wolves fitoi tre pikë të reja.
Me këtë fitore Wolves u ngrit në vendin e 11-të në tabelë me 22 pikë aq sa kanë edhe blutë e Londrës, por që janë në vendin e 10-të shkak golavarazhit./Arbresh.info/
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...