Rivalët e Premierë Ligës, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham janë duke prirë garën për mbrojtësin e Real Madrid, Achraf Hakimi.
Hakimi ka bërë 17 paraqitje për Real Madrid para se të huazohet te Borussia Dortmund për dy sezone, aty ku ka gjetur formë e duhur, transmeton portali arbresh.info.
21-vjeçari në dy sezone te gjiganti gjerman ka qenë një ndër lojtarët më të mirë duke luajtur 36 ndeshje dhe kjo ka impresionuar shumë gjigantë evropianë, mirëpo tri klubet londineze janë duke prirë në garë.
Thuhet se trajneri i “Galaktikëve”, Zinedine Zidane është duke shikuar përformancat e marokut, andaj e do në “Santiago Bernabeu”.
Mirëpo, Hakimi ka informuar Real-in se nuk do rikthehet vetëm për të qëndruar në stol sepse është i kërkuar edhe nga Dortmund, Juventus, Bayern Munich dhe PSG.
Kontrata e tij momentale me 13-herë kampionin e Evropës skadon në vitin 2022 ndërsa klauzola e blerjes është rreth 50 milionë euro./arbresh.info.
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...