Chelsea ka arritur marrëveshje me Romën për transferimin e sulmuesit boshnjak, Edin Dzeko.
Kampioni anglez është në kërkim të një sulmuesi qëndror, për të shtuar konkurrencën për Alvaro Moratan, i cili nuk ka shënuar gol në gjashtë ndeshjet e fundit.
Dzeko është në sezonin e tretë me Romën, që nga transferimi i tij nga Manchester City.
Sipas “The Sun” Chelsea ka arritur marrëveshje me Romën për transferimin e Dzekos për shumën e 28 milionë eurove, transmeton arbresh.info.
Bisedimet janë duke vazhduar ende, pasi kanë mbetur edhe disa detaje për kompletuar marrëveshjen e cila pritet të kushtojë 30 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset.
Po ashtu raportohet se Chelsea është afër nënshkrimit edhe me bashkëlojtarin e Dzekos, Emerson Palmieri.
Mbrojtësi brazilian pritet të ‘luftojë’ me Marcos Alonso për pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë. /arbresh.info/
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...