Chelsea ka arritur marrëveshje personale me mesfushorin e West Ham-it, Declan Rice.
“Blutë” kanë shpenzuar në këtë afat veror rreth 220 milionë euro që të transferojnë shtatë lojtarë, por synojnë edhe transferimin e anglezit, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Daily Mail, klubi londinez ka arritur marrëveshje personale me kontratë pesëvjeçare me Rice.
Oferta e parë prej 45 milionë euro u refuzua, kurse West Ham-i ka kërkuar 70 milionë euro.
Rice gjithashtu dëshiron rikthimin të gjiganti anglez, ku ka kaluar tetë vite në akademi.
Arritja e tij mund ta largojë Jorginho-n, që kërkohet nga rivali lokal, Arsenal-i./arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...