Chelse është afër që të kompletojë transferimin e mesfushorit ofansiv të Bayer Leverkusen, Kai Havertz, kartoni i të cilit është rreth 80 milionë euro.
Sipas Athletic, “Blutë” janë afër të arrijnë marrëveshje personale me gjermanin, ndërsa lojtari është i hapur që të largohet, transmeton portali arbresh.info.
Chelsea e sheh Havertz si pasuesi adekuat i Eden Hazard, i cili në verë u transferua te Real Madrid-i.
Havertz shihet si lojtari i duhur që t’i bashkohet skuadrës së Frank Lampard, edhe nëse ata dështojnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Bayer Leverkusen nga ana tjetër do e shesë lojtarin, por në këmbim kërkon se paku 80 milionë euro.
Liverpool, Bayern Munich dhe Barcelona vazhdojnë me interesimin për Havertz gjithashtu./arbresh.info.
Aksident me fatalitet në magjistralen Kaçanik – Hani i Elezi...
Policia shqiptoi 1 mijë e 128 gjoba për 28 Nëntor
Sot do të mbahet konferenca mbi çrregullimin informativ me f...
Sulmohet zyrtari policor në Shtime, të dyshuarit në kërkim
Zhduket një e mitur në Prishtinë
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt