Google ADS

Champions League vazhdon edhe sonte, kryendeshja në Spanjë

08:49 | 23 Tetor 2024
D.H

Champions League vazhdon edhe sonte me disa sfida interesante ku vëmendja kryesore padyshim është tek sfida Barcelona – Bayern.

Për herë të parë Hansi Flick do të përballet ndaj ish-skuadrës së tij, Bayern Munich, shkruan Arbresh.info.

Kjo ndeshje do të luhet me fillim nga ora 21:00.

Por para këtij derbi fillimisht luhen dy sfida në orarin e zakonshëm 18:45.

Atalanta do të jetë nikoqire e Celticut, kurse Leverkuseni do të luaj në udhëtim tek francezët e Brestit.

Përveç derbit evropian, Lille i Edon Zhegrovës do të përballet me Atletico Madridin.

Sparta Prague e shqiptarëve do të jetë mysafire e ish-kampionit evropian, Manchester City, ndërkohë një tjetër skuadër angleze që luan një sfidë të fortë është Liverpooli i cili udhëton në Gjermani tek Leipzigu.

Ndërkohë dy sfidat tjera janë Salzburg – Dinamo Zagreb, Young Boys – Inter./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme