Champions League vazhdon edhe sonte, kryendeshja në Paris

08:58 | 25 Tetor 2023
D.H

Sonte luhet ndeshjet e radhës xhiron e tretë, në kuadër të Uefa Champions League.

Dy ndeshjet e para të kësaj dite janë Barcelona ndaj Shaktharit të Donetskut dhe Feynord ndërjmet Lazios, me fillim nga ora 18:45, shkruan Arbresh.info.

Teksa në mbrëmje me fillim nga ora 21:00, vëmendja kryesore është në grupin F, aty ku Parisi është nikoqire e Milanit, ndërkohë një tjetër derbi në këtë grup është ai ndërmjet sheikëve anglez të Newcastle dhe skuadrës gjermane, Dortmund.

Një duel tjetër interesant është ai i skuadrës së futbollistit të kombëtares së Shqipërisë, Arbnor Muja.

Antwerpi pret në shtëpi skuadrën e Portos ku do të kërkojn fitoren e parë historike në garën e CHL-së, këto dy skuadra janë në grupin H, së bashku me Barcelonën e Shaktharin.

Kampionët në fuqi të CHL, Manchester City kthehen për të luajtur sërish në CHL, pas fitores në vikend ndaj Brightonit 2-1.

City është mysafire e Young Boys në Zvicër, në kuadër të grupit G.

Skuadra tjetër e këtij grupi, gjermanët e Red Bull Leipzig do të përballet me ekipën serbe, Crvena Zvezda apo Ylli i Kuq.

Kurse Celtic e pret Atletico Madridin në shtëpi, në ndeshjen e tretë të grupit E./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme