Google ADS

Chamberlain përgjigjet shkëlqyeshëm kur pyetet nëse Salah është egoist

16:13 | 22 Shtator 2019
Arbresh Info

Alex Oxlade-Chamberlain u përgjigj shkëlqyeshëm kur u pyet nëse shoku i ekipit Mohamed Salah është egoist, duke theksuar se ai është më shumë se i lumtur që egjiptiani shkon vetëm për aq kohë sa ai vazhdon të prodhojë gola.

Në fitoren 3-0 ndaj Burnley muajin e kaluar, Sadio Mane u la i irrituar pasi Salah u përpoq me egoizëm të driblojë mbrojtësit e shumtë në vend që të pasonte tek ai në fundin e pjesës së dytë.

Mane përfundoi duke humbur qetësinë e tij kur u zëvendësua, por çdo bisedë për një përçarje midis dyshes afrikane u mohua shpejt.

Në lidhje me egoizmin e Salah u pyet edhe bashkëlojtari i tij, Chamberlain, gjatë një interviste me Football Focus në BBC, ku anglezi dha një përgjigje qesharake dhe perfekte.

https://twitter.com/BBCMOTD/status/1175364053474205698

 

“A është egoist Salah? Jo, Mo Salah nuk është egoist sepse është një golashënues”, ka thënë fillimisht Chamberlain.

“Ai duhet ta bëjë këtë. Ne nuk mund të presim që ai të na e pasojë topin gjatë gjithë kohës dhe ai të shënojë gola”.

“Mënyra se si ai luan na fiton ndeshjet, kështu që ai duhet të bëjë atë që duhet të bëjë. Ai shënon, ne fitojmë ndeshjen. Unë jam i lumtur. Mo, bëje atë që dëshiron!”, përfundoi anglezi.

Ndryshe, Salah që kur u kthye në Ligën Premier në vitin 2017, ka shënuar 58 gola dhe ka fituar dy vite radhazi Këpucën e Artë, kështu që ka të drejt të jetë pak egoist. /Telegrafi/

 

 

 

Të ngjashme