Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka folur edhe për gjendjen e lojtarëve para ndeshjes së nesërme kundër Gjibraltarit.
Zvicerani thotë se të gjithë pritet të jenë të gatshëm për takimin kryesor të hënën ndaj Malit të Zi, por thekson se nuk do të marrin ndonjë hap për të rrezikuar, shkruan portali arbresh.info.
“Sa i përket Rashicës, ai do të stërvitet edhe sot i vetëm por mendoj se do të i gatshëm për të hënën, ka kohë edhe pse ne nuk do të rrezikojmë”, ka thënë 68-vjeçari.
“Muriqi gjithashtu mund të stërvitet sot normalisht, ishte një problem, jo një problem muskulor”
“Shala mund të stërvitet edhe sot por do të shohim se çfarë do të ndodhë deri të hënën. Lojtarët e tjerët si Paqarada dhe Vojvoda janë pak të lënduar por jo shumë serioz dhe mund të qëndrojnë pak qetë tani në stërvitje, por ata mund të stërviten normalisht, janë në rregull”
Ndeshja miqësore mes Kosovës dhe Gjibraltarit luhet më 10 tetor (nesër) në stadiumin “Fadil Vokrri” duke filluar nga ora 18:00./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...