Challandes tha se Sterling ndalet vetëm nëse i thyejmë këmbët, Southgate përgjigjet me diplomaci

22:00 | 16 Nëntor 2019
A. B.

Gareth Southgate është përgjigjur edhe rreth pyetjeve të bërë për sulmuesin e tij, Raheem Sterling.

Kosova është nikoqire e Anglisë në ndeshjen e fundit eliminatore për Euro 2020 në kuadër të Grupit A.

Sot (e shtunë) më herët është mbajtur konferenca për shtyp e Kosovës, ku trajneri Bernard Challandes ka folur fjalë të mëdha për ekipin anglez.

Challandes në veçanti e ka lavdëruar sulmuesin e Manchester Cityt, Sterling, i cili sipas tij ndalet vetëm nëse i qasen si ekip ose nëse i thyejnë këmbët tha me ironi.

Më vonë, Southgate u pyet rreth kësaj deklarate të trajnerit të Kosovës, por vendosi të përgjigjet me diplomaci duke thënë se ka shumë lojtarë të mirë në sulm.

“Paraqitjet e Sterlingut kanë qenë të mrekullueshme. Kemi shumë lojtarë të mirë në sulm, kjo është e mira ekipit tonë”, ka thënë fillimisht Southgate.

“Është e vështirë për kundërshtarët që të mbrohen sepse kemi shumë futbollistë në sulm që shënojnë gola të bukur dhe kundërshtarët nuk dinë se kë të ruajnë”, përfundoi trajneri anglez.

Ndryshe, ndeshja pritet të zhvillohet të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:00. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme