Google ADS

Challandes rezulton sërish pozitiv me COVID-19

18:11 | 13 Nëntor 2020
A. B.

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes vazhdon të vuajë nga coronavirusi, pasi zvicerani doli pozitiv me virus para ndeshjes miqësore me Shqipërinë dhe vazhdon të vuajë.

Sfidë e zhvilluar të mërkurën ndaj Shqipërisë e drejtoi ndihmësi i tij, Muharrem Sahiti.

Challandes është testuar sërish ditën e sotme derisa prapë ka dal pozitiv dhe lajmi konfirmohet nga sekretari gjeneral i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu.

“Pas testeve të kryera sot, sërish doli pozitiv. Challandes nuk mund ta drejtojë ndeshjen me Slloveninë”, ka thënë Salihu për Zëri.info.

Kosova po përgatitet në Shqipëri për duelet e radhës.

Sfida Slloveni – Kosovë zhvillohet të dielën duke filluar nga ora 20:45 në stadiumin “Stozice Sports Park” në Lubjanë.

Tre ditë më pas (18 nëntor) Kosova e pret Moldavinë në Prishtinë në kuadër të Ligës Kombeve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme