Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, e ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për tri ndeshjet e muajit shtator në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.
Dardanët do të luajnë kundër Gjeorgjisë, më 2 shtator si mysafirë dhe kundër Greqisë e Spanjës, më 5 e 8 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kombëtarja dardane grumbullohet të hënën më 30 gusht, derisa stërvitjen e parë do ta zhvillojë në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri“ në orën 19:00.
Paraprakisht në orën 11:30 përzgjedhësi Challandes do të mbajë konferencë për media në hotel “Emerald”. /arbresh.info/
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë