Challandes për Muriqin: Luftëtar si Lukaku, shpresoj të nënshkruajë për Lazion

11:46 | 22 Gusht 2020
Arbresh.info

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes në një intervistë për mediet italiane ka folur për sulmuesin Vedat Muriqi.

Muriqi është një nga lojtarët kosovar më të lakuar në merkaton e kësaj vere, teksa Challandes është shumë i kënaqur nga kjo, duke treguar edhe anët pozitive të tij.

”Muriqi është një luftëtar, ai që do të hidhte veten në zjarr për ekipin. Është një lojtar i ngjashëm me Romelu Lukakun”, tha fillimisht tekniku zvicerane, përcjell lajmi.net.

Challandes është te Kosova që nga viti 2018, dhe tash e dy vite ka krijuar një skuadër konkurruese me lojtarë të cilët luajnë gjetkë në Evropë.

Sulmuesi nga Prizreni është njëri nga këta, i cili është shumë i lidhur me një kalim te Lazio, ndërsa selektori i Kosovës ka thënë se kjo gjë shpreson të bëhet realitet.

“Unë shpresoj që të nënshkruajë për Lazion, do të ishte një nënshkrim i mirë. Një fat edhe për ekipin tim kombëtar. Djemtë e mi respektohen”, vijoi ai.

26-vjeçari ka realizuar 34 gola në dy sezonet e fundit me Rizespor dhe Fenerbahcen, ndërsa tetë sosh me ekipin kombëtar të Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme