Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, vlerësoi lartë interesimin e gazetarëve, dhe entuziazmin për lojën e nesërme ndaj Azerbajxhanit.
“Gjithmonë e kam ditë që finalja do të jetë me Azerbajxhanin dhe tani kjo është e qartë. Gjasat të dy skuadrat i kanë 50/50, ne kemi barazuar me Azerbajxhanin 0-0, por ata kishin luajtur më mirë,” është shprehur Challandes.
Trajneri Challandes u pyet nga gazetartë e Ajzerbexhanit, se përsë mendon kështu.
“Është e qartë, për shkak të eksperiencës qe kanë dhe është shumë e rëndësishme, dhe ne jemi vetëm në garën e dytë që marrim pjesë si ekip. Në fillim kam thënë se Azerbajxhani është favoritë për ta fituar grupin. Dhe gjithmonë trajnerët deklarohen se skuadra kundërshtare është favorite për të fituar,” deklaroi ai në një konferencë për medie./arbresh.info/
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person