Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes pas barazimit me Greqinë ka thënë se është ndarë i kënaqur me skuadrën.
Pavarësisht tetë mungesave mjaftë të rëndësishme, “Dardanët” treguan kualitetin duke fituar një pikë në Athinë, shkruan portali arbresh.info.
Pas ndeshjes Challandes tha se është i lumtur derisa gjatë pjesës së dytë deklaroi se synuan përmes kundërsulmeve.
“Kemi pasur disa probleme në pjesën e parë, veçanërisht në krahë, sepse kemi të bëjmë me kundërshtarë të fortë në krahë dhe këtë e përmirësuam këtë me dy lojtarët tanë në krahë, që ishin më tepër ofensivë. Kemi më bërë në pjesën e dytë në mbylljet e krahëve të kundërshtarit dhe provuam me kundërzbritje”.
“Jam i kënaqur sepse skuadra nuk u dorëzua asnjëherë. Jam trajner që dua të luaj lojën time, të mbaj topin dhe më pëlqejnë aftësitë teknike dhe loja ofensive. Sot ndonjëherë ishte e mundshme ndonjëherë jo dhe ishte me rëndësi të mbroheshim në këtë moment kur nuk kishim besimin në pikën më të lartë. Ishte me rëndësi për ne që të kishim një ekip që mund të luajë bashkë. Ky është komplimenti që mund t’i jap skuadrës”, deklaroi fillimisht ai.
Tutje, i pyetur për Lirim Kastratin, tekniku zviceran tha se ishte i lumtur me paraqitjen e tij dhe do e shfrytëzojë në të ardhmen.
“Lirim Kastrati ka bërë punë të mirë. Ishte ideja për të inkuadruar atë pasi i përshtatej mënyrës që donim të luanim. Mendoj se mund ta shfrytëzojmë Kastratin edhe në të ardhmen dhe të kemi opsione të ndryshme, të luajmë në thellësi me lojë vertikale dhe mendoj se kjo në përgjithësi ishte paraqitje e mirë e Kastratit dhe komplet skuadrës”, përfundoi Challandes.
Dy ndeshjet e fundit të Kosovës për këtë grup në Ligën e Kombeve janë ndaj Sllovenisë dhe pastaj me Moldavinë./arbresh.info.
“Marre se si po duket”, Lela u kërkon banorëve që të pastroj...
Dëshmitari Çadraku: Shumë dokumente që më janë prezantuar ka...
Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Real Madri...
Hamza fton bashkatdhetarët të investojnë në Kosovë: Së bashk...
Kevini flet me banorët për debatin me Xuxin
Gjermanisë i nevojiten rreth 288.000 punonjës të huaj deri n...