Përzgjedhësi Bernard Challandes, ka folur pas ndeshjes me Gambinë, ku Kosova shënoi fitore me rezultat 1-0.
Zvicerani është ndarë shumë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve në këto dy ndeshje në Antalia të Turqisë, shkruan Telgrami.
“Ishte një organizim i mirë dhe një performancë e mirë nga lojtarët tanë. Jam shumë i lumtur edhe për mentalitetin dhe agresivitetin e shfaqur në fushë, është një skuadër speciale që e kemi ndërtuar për vetëm tri ditë”.
“Djemtë ishin të koncentruar, ishin të gatshëm për të punuar dhe për të përparuar së bashku, prandaj jam vërtetë i kënaqur me këtë ekip”, ka thënë pas ndeshjes Challandes.
Ky kamp përgatitor në Antali si dhe dy ndeshjet e mëparshme miqësore me San Marinon dhe Maltën do t’i shërbejnë përzgjedhësit Challandes për ndeshjet kualifikuese në shtator.
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë