Bernard Challandes ka paralajmëruar se Kosova do të luaj edhe ndeshjen e nëntorit kundër Anglisë duke sulmuar.
Trajneri i Kosovës shpreson në rikthimin e lojtarëve të lënduar për ndeshjen e ardhshme kundër “Tre Luanëve” dhe ka paralajmëruar se mënyra e lojës së djelmoshave tanë do të jetë e ngjashme si në St. Mary’s mbrëmjen e së martës, shkruan portali arbresh.info.
Anglia fitoi 5 me 3 ndeshjen kundër “Dardanëve”, por kombëtarja jonë arriti t’i shkaktoj mjaftë probleme nikoqirëve në takimin e parë mes tyre.
“Do të sulmojmë, do të sulmojmë, është e qartë kjo”, ka thënë Challandes ndër tjerash në konferencën për shtyp pas ndeshjes dje.
“Ne do të sulmojmë, por Anglia është Angli dhe ndoshta ne do të kemi disa lojtarë të rinj në nëntor. Të lënduarit mund të rikthehen dhe nuk është lehtë për të luajtur gjithashtu as në Prishtinë, por në rregull”
“Tani për mua ndeshja më e rëndësishme është kundër Malit të Zi dhe me Anglinë është ndeshje e fundit dhe unë jam i lumtur me këtë ndeshje të fundit”, shton trajneri zviceran.
Para ndeshjes ndaj Malit të Zi më 14 tetor, Kosova luan një miqësore kundër Gjibraltarit ndërsa ndeshja e fundit kundër Anglisë luhet më 17 nëntor – tri ditë pas përballjes me Republikën e Çekisë që vlerësohet si takimi vendimtar./arbresh.info/
Hoti: Serbia po tenton ta bëjë një aneks të deklaratës për t...
Mevlan Shaba flet pas daljes nga Big Brother: Çdo gjë është ...
Kurti: Unë nuk mund të imponoj Asociacion të komunave në Rep...
“Ti më jep forcë, e megjithatë je dobësia ime”, ...
Dardanët e nisin ndeshjen me gol, shënon Muharrem Jashari
Zarf gri dhe eleminim, sonte pritet një ‘prime’ i zjarrtë në...