Google ADS

Challandes: Nuk është fundi i botës nëse humbim një herë

15:53 | 6 Shtator 2019
Arbresh Info

Bernard Challandes beson se Kosva duhet të ëndërrojë për të fituar, por shton se “nuk është fundi i botës nëse humbim një herë”.

Trajneri i Kosovës ka folur pasditen e sotme (e premte) për shtyp para ndeshjes të shtunës kundër Republikës Çeke, shkruan portali arbresh.info.


Lexo edhe: Challandes: Çekia është favorite, nuk mund të luajmë ndeshje normale ndaj tyre


I pyetur nëse për të vazhduar ëndrrën duhet të fitojmë, Challandes tha:

“Po keni të drejtë, të ëndërrojmë dhe ndoshta me fitore fitore ne mund të ëndërrojmë për ndeshjen tjetër, tjetrën e tjetrën deri në ndeshjen e fundit sërish kundër Republikës Çeke”

“Duhet të themi edhe një herë, ne nuk kemi presion, nuk kemi presion të keq ne mund të ëndërrojmë për kualifikim është e qartë. Ne duhet të mësojmë gjithashtu, ne duhet të kemi progres dhe nuk është fundmi i botës nëse humbim një ndeshje një herë”

“Presioni është vetëm me mentalitetin dhe unë dua të jem i sigurt që në fund të ndeshjes ne kemi bërë gjithçka që është e mundur me këtë ndeshje. Është mënyra ime e vetme, jo vetëm tri pikë, një apo ku ta di çfarë”, përfundon Challandes.


Lexo edhe: Trajneri i Kosovës, Challandes: Duhet të jemi të çmendur kundër Çekisë


Kosova luan nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Çekisë duke filluar nga ora 15:00 dhe portali Arbresh.info do t’iu njoftoj në kohë reale për çdo zhvillim./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme