Trajneri i Kosovës Bernard Challandes ka folur pas ndeshjes kundër Bullgarisë. Ai ka thënë se e merituan fitoren.
Bernard Challandes, është shprehur shumë i lumtur për fitoren kundër Bullgarisë, që është fitorja e parë e Kosovës në eliminatore për një kampionat Europian.
“Jam shumë i lumtur për lojtarët. Nuk u dorëzuam. Kemi punuar shumë në këtë ndeshje në të gjitha aspektet, në mbrojtje, në mesfushë, në sulm. Kemi sulmuar nga krahët dhe e kemi merituar këtë fitore”.
Ai ka thënë se në ndeshje të këtilla edhe ajo psikologjia e lojtarëve.
“Kjo skuadër sonte e tregoi karakterin e vet, karakterin që e ka. Lojtarët ju përgjigjen mirë skuadrës. Ne duhet të luajmë futboll, sepse kemi skuadër të mirë dhe do të tentojmë për të arritur në Euro 2020”. /GazetaExpress/
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad
Sqarohen Edi dhe Gresa, kush kujt i kërkoi falje?