Google ADS

Challandes: Në 40 vite që punoi si trajner, nuk e kam parë këso mbështetje nga tifozët

13:43 | 13 Tetor 2021
KRG

Përzgjedhësi Bernard Challandes ka folur në konferencë për shtyp pas shkarkimit.

Challandes zyrtarisht përfundoi punën si trajner i Kosovës pas katër viteve.

Tekniku zviceran lavdëroi lartë tifozët duke thënë që 40 vite si trajner nuk ka ndjerë mbështetje të tillë.

“Dua të falënderoi edhe tifozët që kanë qenë gjithmonë me ne, së fundmi kanë munguar shkaku i COVID-19, por pa ta ka qenë vështirë pa ta. Në 40 vite si trajner nuk e kam ndjerë mbështetjen sikur të tyre. Shpresoj që Kosova në të ardhmen të këtë suksese të madhe”.

Tutje, Challandes zbuloi edhe momentin më të mirë sa ishte përzgjedh i Kombëtares së Kosovës.

“Kemi shumë momente. Në gjeneral, bashkëpunimi me Federatën ishte shumë e mirë. Në fushë, me lojtarët ngase më pëlqyen lojtarët, kjo skuadër. Ndeshja ndaj Azerbajxhanit, atëherë isha trajner i mirë, tani nuk jam trajner i mirë sepse nuk shënojmë”.

Lexo edhe:

Zyrtare: Shkarkohet trajneri i Përfaqësueses së Kosovës

“Ndeshja ndaj Anglisë ishte e mrekullueshme, gjithashtu ndaj Republikës Çeke triumfi ka qenë shumë i mirë për ne dhe padyshim fitorja në minutën e fundit në Bullgari. Duhet të jeni krenar me këtë skuadër, unë jam krenar me këtë punë që kemi bërë”, nënvizoi ai.

Lexo edhe:

“Dardanët”: Faleminderit dhe mirupafshim Bernard Challandes

Të ngjashme