Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes, ka mbajtur konferncë për medie para dy ndeshjeve shumë të rëndësishme që Kosovë I ka këtë muaj.
Challandes, këto dy ndeshje i vlerësoi si shumë të rëndësishme për Kosovën.
“Ne kemi një javë shumë të rëndësishme, me ndeshjen e Gjibraltarit, pastaj me Malin e Zi, kjo nënkupton për mua, mund të ju japim kohë disa lojtarëve që nuk kanë pasur mundësi të luajnë aq shumë. Prandaj nënkupton që ndeshja me Gjibraltarin do të thotë shumë për mua”, tha Challandes.
Ai po ashtu tha se duhet të fokusohen në ndeshjen me Malin e Zi, pasi e sheh edhe si kundërshtar të fortë, dhe se u duhen pikë që të arrijnë sukses edhe në ndeshjen me Anglinë, shkruan arbresh.info
“Nëse ju them se me Malin e Zi, është ndeshja më e rëndësishme, do të mendoni se trajneri është çmendur. Vërtetë është ndeshja më e rëndësishme deri më tani, sepse me një fitore eventuale mund të ëndërrojmë për kualifikim në Evropian. 3 pikë më shumë që na duhën shumë, nëse ëndërrojmë”, tha Challandes.
Po ashtu sipas, Challandes, Kosova nuk ka kohë që të jetë e relaksuar dhe e qetë por, duhet të fokusohet dhe përqendrohet më shumë për fitoret e radhës.
“Kanë pranuar shumë komplimente nga ndeshja me Çekinë dhe Anglinë, po kjo mund të ndikoj në aspektin e tyre menta. Ata i kanë merituar këto komplimente, por unë nuk jam Mourinho apo Guardiola, që të ndikoj aq shumë. Nëse ne mendojmë se jemi më të mirët, mund të jemi në rrezik. Ndaj detyra ime është të flas me lojtarët, sepse Kosova nuk ka hapësirë që të jetë e relaksuar, ndaj do ta ndezë atë shpirtin luftarak të lojtarëve”, tha Challandes.
Kosova të hënën e 14 tetorit do ta zhvillojë njërën nga ndeshjet më të rëndësishme në eliminatoret për Kampionatin Evropian, ku në stadiumin “Fadil Vokrri” ndeshet me Malin e Zi, ndërsa me 10 tetor do ta zhvillojë një miqësore me Gjibraltarin, po ashtu në Prishtinë./arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/515064075894175/?notif_id=1570338085043083¬if_t=live_video_explicit
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...