Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur para ndeshjes me Spanjën, duke thënë se duhet të japin maksimumin që të marrim pikë.
Ai madje me shaka e tha se do të kërkojë nga FIFA, duke shtuar se ende nuk ka vendosur se me çfarë formacioni do të luajë nesër.
“Ende nuk kam vendosur për formacionin. Do kemi stërvitjen pas pak, do shoh futbollistët, pastaj do vendosi për formacionin bazë, kemi disa lojtarë që pësuan disa lëndime të lehta në ndeshjet e kaluara”.
Lexo edhe:
“Përballja me Spanjën është e vështirë, nëse do varej nga unë do kërkoja nga FIFA që të mos përballemi me Spanjën. Është kundërshtarë shumë i fortë, loja zhvillohet në dy kompontente, që është posedimi i topit dhe presioni i madh”.
“Ne do provojmë të japim më të mirën si çdo kush tjetër siç bëri Suedia që nuk e kishte posedimin, por ia doli t’i marrë tre pikët”
“Lojtarët duhet ta kuptojnë që do të luajnë kundër lojtarëve më të mirë në botë”.
“Me përballje me kundërshtarë si Spanja, nuk ka rëndësi si luajmë ne, pasi është e pamundur që ta kesh topin në posedime. Do të mundohemi gjatë ndeshjet të bëjmë aksione, të ndërrojmë, ndaj Spanjës kanë vështirës të gjithë. Nuk mund të them se do të jemi më ofenziv apo defanviz”, ka thënë Challandes.
Ndërkohë, përballja mes Kosovës dhe Spanjës zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45.
Lexo edhe:
Gara me jahte në Australi, humbin jetën dy persona
Mbi 90.000 të regjistruar për votim nga diaspora
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media