Përzgjedhësi Bernard Challandes ka folur para miqësores së radhës ndaj Guinesë.
Kosova ka zhvilluar edhe stërvitjen e fundit, ku lojtarët kanë dhënë më të mirën që të bien në sytë e teknikut zviceran, shkruan lajmi.net.
Ndërsa, Challandes ka folur për FFK-në lidhur me këty dy ndeshje:
“Kemi nisur këtë kamp stërvitur për dy ndeshjet e radhës, me një ekip krejtësisht të ri. Nuk ishte aspak lehtë të gjenim lojtarët për këto ndeshje në këtë kohë. Disa lojtarë në pushim, disa e kanë përfunduar kampionatin para tri javësh. Kemi lojtarë me U21, kurse disa të tjerë që po përgatiten me ekipet e tyre për kupat evropiane. Nuk ishte aspak lehtë të ndërtojmë një ekip. Por, jam shumë i lumtur që lojtarët po ndiejnë kënaqësi që janë këtu. Kanë bërë punë të mirë, kanë treguar mentalitet të mirë”.
“Ky ekip kurrë nuk ka luajtur së bashku, nuk është lehtë të gjendet lidhja menjëherë. Por, janë lojtarë të ri dhe ata janë të mirë dhe ne jemi munduar të bëjmë më të mirën me tri stërvitje. Do të luajmë kundër dy ekipeve të forta nga Afrika. Guinea është në Top 20 në Afrikë dhe ka luajtur ndeshje të mirë me Turqinë 0:0. Kundërshtar i fortë, fizikisht, teknikisht e taktikisht. Për lojtarët tanë të rinj është një përvojë e vështirë, por ne mund të mësojmë nga situatat e tilla”.
“Do të jetë mirë t’i shohim lojtarët në situata të tilla dhe të japim një përgjigje si ekip sepse individualisht nuk është aspak e lehtë. Shpresoj që ekipi të luftojë, të tregohet si kundërshtar i fortë. Jam paska i frikësuar, por edhe i kënaqur. Kemi lojtarë të rinj për të ardhmen, të cilët do t’i shohim. Ju kam thënë se duhet të luajnë për ekipin dhe për të ardhmen e tyre”.
“Do të ketë shumë skautë këtu dhe ndoshta mund ta shohin një lojtarë nga Kosova. Pishman jam vetëm për kohën sepse ishte e vështirë të gjenden lojtarët në formë fizike menjëherë pas pushimeve. Ndeshjet e forta fizike mund të jenë të rrezikshme, por ne jemi munduar të bëjmë përgatitjet e duhura për këto dy ndeshje. Besoj se jemi të gatshëm dhe këtë do ta tregojmë në fushë”, tha ai./arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje