Google ADS

Challandes: Lirim Katrati është i gatshëm për ndeshjen me Gjeorgjinë

16:30 | 11 Tetor 2021
KRG

Kosova do të përballet ndaj Gjeorgjisë nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë  në ora 20:45.

Kjo ndeshje është në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror ” Qatar 2022″.

Dardanët do të jenë nikoqir i Gjeorgjisë.

Selektori, i Kosov0oës, Bernard Challandesk a folur sot në një konferencë për shtyp.

Fillimisht, selektori ka folur për ndeshjen ndaj Suedisë  duke thënë se nuk është i kënaqur me paraqitjen e djelmoshave tanë.

“Nuk mund të them se jam i kënaqur me paraqitjen që ka pasur ekipi ynë. Kemi biseduar me futbollistët dhe besoj e shpresojë që do t’i eliminojmë ato gabime që kemi pasur për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë”- ka thënë Challandes.

Ai poashtu ka folur për gjendjen e sulmuesit Lirim Kastrati, duk ethënë se ai do të jetë pjesë e skuadrës së Kosovës në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë.

“Sa i përket Lirim Kastratit është 100 për qind i gatshëm dhe është pjesë e ekipit për ndeshjen e nesërme”, ka thënë Challandes. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme